Ekspedita e Kosovës dhe sportistëve e stafit teknik në Olimpiadë “Tokyo 2021” ka dërguar pamje (foto) nga Fshati Olimpik ku janë akomoduar dhe po qënsdrojnë xhudistët, në kuadër të fazës përfundimtare përgatitore, para hapjes zyrtare të Lojrave Olimpike dhe sfidave që i presin.
Ata kanë dërguar foto ku shihet teksa flamuri i Kosovës valon në sfond, në shenjë simbolike për rëndësinë që ka paraqitja e tyre këtë edicion, marrë parasysh që Kosova që në debutimin e saj në Rio de Janeiro para katër vitesh, fitoi medalje, duke e bërë botën mbarë të kthej vëmendjen drejt saj.
Postimi:
Fotot e para nga Fshati Olimpik i Lojërave Olimpike Tokio 2020, i nisim me flamurin tonë, i cili po valon përkrahë flamujëve të tjerë.
Në Fshatin Olimpik deri më tani është vendosur vetëm shefi i misionit, Jeton Rudari.
Një pjesë e delegacionit udhëton sonte, kurse sportistë tjerë udhëtojnë të mërkurën, të enjten dhe më 27 korrik, varësisht nga orari i garave.