Tom Doshi i PSD-së jep dorëheqje nga mandati i deputetit

Tom Doshi i PSD-së jep dorëheqje nga mandati i deputetit

Kryetari i PSD-së, Tom Doshi, ka dhënë dorëheqje nga mandati si deputet dhe kandimimi në zgjedhjet e 24 prillit.

Përmes një letre të drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ai shkruan se vendimi është i parevokueshëm dhe kërkon që ta zëvendësojë mandatin e tij me të një tjetri.

Vendimi vjen pa u mbushur ende 24 orë nga zhvillimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

Doshi ishte renditur i dyti në Qarkun e Tiranës, ndërsa i pari është kandidati Gertjan Deda, ndërsa në Qarkun e Shkodrës ishte renditur i pari dhe në vend të dytë është kandidati Gledis Çeliku.

Nëse Doshi do të fitojë mandatin në Shkodër, pas dorëzimit të tij, mandatin e deputetit e merr kandidati i dytë në listë.

Related Articles