Mijëra qytetarë të shtunën dolën në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës e organizuar nga PSD-ja, raporton Gazeta Enigma.
E për të parë protestën e këtyre qytetarëve, në ballkonin e zyrës së tij doli edhe avokati Tomë Gashi.
Ai i fotografoi protestuesit.
E kjo gjë nuk u prit mirë nga disa prej tyre.
Disa protestues që ia ngritnin gishtin e mesëm avokatit Tomë Gashi që njihet si mbështetës i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosjes.