Eduart Rroca dhe Jetmir Topalli kanë gjetur golat e parë në Superligën e Turqisë.
Ekipi nga Stambolli (luajnë plot pesë shqiptarë: Eduard Rroca, Kristal Abazaj, Sidrit Guri, Jetmir Topalli dhe Valon Et’hemi) mposhti me përmbysje 1-2 Karagumruk, skuadrën e drejtuar nga legjenda e futbollit italian, Andrea Pirlo, dhe të dy golat u shënuan nga futbollistët shqiptarë.
Vendësit, më fakt, kaluan në epërsi që në minutën e 37-të me Diagne, por kundërpërgjigjja e Istanbulsporit do të vinte në pjesën e dytë. Rroca, i aktivizuar sapo nisi pjesa e dytë në vend të Kabasakal, kërceu bukur me kokë në të 69-tën, pas krosimit të Sarikayas, duke barazuar shifrat. Ish-futbollisti i Luftëtarit dhe Kukësit në Superiore rikthehej në fushë në ndeshjet e kampionatit pas katër muajsh (pësoi një dëmtim të rëndë), teksa për herë të fundit ishte aktivizuar më 2 qershor, kundër Bandirmasporit, në Ligën e Parë të Turqisë.
Vetëm 15 minuta më vonë, Topalli, i asistuar nga Ethemi (kishte vetëm dy minuta në fushë), realizoi golin e përmbysjes së rezultatit (1-2) pas një kundërsulmi vrastar.
Titullar në këtë sfidë, në majë të sulmit të Istanbulsporit, u aktivizua Sidrit Guri, ndërsa Kristal Abazaj qëndroi gjatë gjithë kohës në stol.
İşte İstanBulls ????????#İstanbulBiziz pic.twitter.com/sofJzcGIfd— İstanbulspor A.Ş. (@istanbulspor) October 3, 2022
Me këtë sukses, Istanbulspori parakalon në renditjen Antalyasporin dhe Karagumrukun, duke shkuar në kuotën e tetë pikëve, në vendin e 13-të.