Topalli jep dorëheqje nga drejtimi i partisë pasi humbi në zgjedhje

Topalli jep dorëheqje nga drejtimi i partisë pasi humbi në zgjedhje

Jozefina Topalli ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë Lëvizja për Ndryshim pas rezultatit të marrë në zgjedhjet e së dielës.

Topalli shkruan ne një postim në rrjetet sociale, se Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli të bëhej faktor në politikën shqiptare, duke mos marrë asnjë mandat deputeti.

Postimi i Topallit

Levizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne keto zgjedhje.

Por une deshiroj te falenderoj stafin, sejcilin prej kandidateve qe sfiduan klasen politike aktuale; te falenderoj te gjithe ata qe besuan.

Duke u larguar nga drejtimi i kesaj Levizje uroj qe njerez patriot dhe te pakorruptuar te vazhdojne Levizjen per reformimin e se djathtes shqiptare.

Related Articles