Jozefina Topalli nga Partia Demokratike u është drejtuar qytetarëve, duke u bërë thirrje që të votojnë dhe të mos e nënvlerësojnë zërin e tyre.
Ajo tha se vota nuk është vetëm një e drejtë, por ajo sipas saj, është edhe një përgjegjësi.
“Votoni, mos e nënvlerësoni zërin tuaj, ju keni një fuqi edhe më të madhe nga çfarë ju e mendoni. Dyert e votimeve janë të vetmet dyer që hapen vetëm njëherë në katër vite, atë ditë siç është dita e sotme, ju keni mundësi dhe mund të ktheheni në promovues të jashtëzakonshëm të një kthese të madhe historike”.
“Ndaj, hyni tek ajo derë, votoni, sepse vota nuk është vetëm një e drejtë, por ajo është edhe një përgjegjësi”, është shprehur ajo.