Një skenë e tmerrshme është parë në ndeshjen e kampionatit brazilian mes Atletico Mineiros dhe Caeras.
Në minutën e 37-të të ndeshjes, futbollisti i Cearas, Richard Coelho humbi ndjenjat pas një goditje të fortë në kokë.
Gjegjësisht, Mineira Dodo e gjuajti topin duke e goditur Coelhon në kokë. Futbollisti në fjalë u rrëzua menjëherë.
Ekipet mjekësore të të dyja skuadrave kanë “ringjallur” në pak minuta Coelhon. Pas ndihmës mjekësore, me ambulancë ai u dërgua urgjent në spital.