Tifo grupi nga qyteti i Mitrovicës, “Torcida” feston sot 38-vjetorin e themelimit.
“Torcidat” janë njëri prej tifozerive më të mëdha kosovare, që tani e 38 vite gjendet në shkallët e stadiumeve dhe palestrave.
Njoftimin për 38-vjetorin e themelimit e bënë vet grupi mitrovicas, teksa kërkuan unifikim të të gjitha gjeneratave.
“Çdo sakrificë për ty i’a vlen! Urime 38 vjetori te gjithe anetareve te Torcides, atyre te mehershem, te sotem dhe atyre qe do vijne. Sakrifica e te gjitheve e mundesoj qe t’vazhdojme t’i dominojm tribinat. Me shume se kurre na duhet unifikimi dhe bashkimi i te gjitha gjeneratave”, shkruan në Facebook tifo grupi mitrovicas. /Gazeta Enigma/