Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, është takuar me presidnten Vjosa Osmani, teksa e para e vendit po zhvillon vizitë në Shtetet e Bashkuara.
Torres tha se ka “pak vende në tokë” ku Amerika vlerësohet jashtëzakonisht lartë si në Kosovë.
”Ka pak vende në tokë ku Amerika gëzon një shkallë më të lartë miratimi sesa në Kosovë, e cila dallohet si një histori suksesi amerikan i demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Dashuria e Kosovës për Amerikën është e thellë, ashtu si edhe miqësia e saj”, shkroi Torres në një postim në X.