Totaj flet me ambasadorin gjerman për zhvillimin ekonomik të Prizrenit

Totaj flet me ambasadorin gjerman për zhvillimin ekonomik të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se në takim kanë diskutuar për projekte që kanë të bëjnë me zhvillim ekonomik si dhe festivalet e shumta që organizohen në Prizren gjatë sezonit veror.

Më tej, thuhet se këto projekte kanë edhe ndikim ekonomik, dhe poashtu shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në zhvillimin e këtyre aktiviteteve, që kanë rëndësi të veçantë në promovimin e kulturës dhe turizmit në rajon.

Related Articles