Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar të martën se Kalaja e Prizrenit do të bëhet me teleferik, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Totaj në Facebook.
“Sot, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, nënshkruam marrëveshje tripalëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit”. / Gazeta Enigma.