Totaj për deklaratat e Edi Ramës: Për Kosovën duhet me fol vetëm qeveria dhe kryeministri i Kosovës!

Totaj për deklaratat e Edi Ramës: Për Kosovën duhet me fol vetëm qeveria dhe kryeministri i Kosovës!

Zyrtari i lartë i PDK-së, njëherësh kryetar i Prizrenit nga ky subjekt politik, Shaqir Totaj, ka folur në lidhje me deklaratën e presidentes Osmani se drafti i Asociacionit duhet të hartohet në bashkëpunim me SHBA-të.

I pyetur në Blic Interview se a është kjo rruga e bashkëpunimit me SHBA-të, Totaj dha këtë përgjigje.

“Kjo është një variantë serioze e cila konsideroj se mund të na sjellë deri tek caku i dëshiruar. Përndryshe tek performanca e presidentes, kohëve të fundit e kemi parë një angazhim më dinamik, një qasje më serioze mirëpo në periudha pak më të hershme ka patur një gjuhë shumë të ashpër, përqarëse brenda faktorit politik kosovar e që presidentes i takon me qenë faktor unifikues, e jo faktor përqarës sepse interesat e shtetit dhe kombit janë mbi ndasitë politike të cilat ekzistojnë në çdo shtet”.

Totaj foli edhe në lidhje me deklaratat e dhëna nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për zhvillimet në veri të Kosovës.

“Unë dua të jap një mendim parimor ashtu siç unë i shoh gjërat. Kisha parapëlqy me pa një bashkëpunim shumë më të afërt mes kryeministrit tonë dhe Edi Ramës. Ehde pse hiq s’pajtohem me kryeministrin dhe qeverinë tonë edhe Edi Ramën e konsideroj si një person i cili do me ba mirë, megjithatë për Kosovën duhet me fol Qeveria e Kosovës dhe kryeministri i Kosovës. Jo vetëm Edi Rama por askush tjetër nuk duhet me i dhan ‘gaz shumë asaj pune’ po duhet me ia leju institucioneve të Kosovës të cilat kanë dalë nga vota e lirë. Aspketi institucional e keërkon një veprim të tillë” tha Totaj në Blic Interview.

Related Articles