Totaj thotë se komunat ende nuk e kanë në dispozicion buxhetin e vitit 2026

Totaj thotë se komunat ende nuk e kanë në dispozicion buxhetin e vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë të enjten përmes një postimi në rrjetin “Facebook, se komunat në Kosovë ende nuk e kanë në dispozicion për shfrytëzim buxhetin për vitin 2026, pavarësisht se ai është miratuar nga Qeveria dhe është dekretuar nga Presidenca.

Sipas Totajt, edhe pse jemi në mes të muajit mars, komunat vazhdojnë të mos kenë qasje në fondet buxhetore.

Ai ka ngritur dyshime se Ministria e Financave ka ndarë rreth 100 milionë euro nga buxhetet komunale në pritje për ekzekutimin e pagesave përmbarimore.

Totaj thekson se një veprim i tillë mund të shkaktojë çrregullim në funksionimin e buxheteve të komunave dhe në realizimin e projekteve komunale. / Gazeta Enigma.

Related Articles