Totenham Hottspur shënon fitore të madhe kundër Sheffild Unitted

Totenham Hottspur shënon fitore të madhe kundër Sheffild Unitted

Skuadra Londineze, Tottenham Hotspur, ka shënuar fitore të vlefshme (4:0) ndaj Sheffield United, me tre gola të shenuar nga Gareth Bale dhe një tjeter nga Heung Ming Son, për të mbetur në garë me gjasa reale për një pozitë që e shpie në Europa League.

Realisht Totenham Hotspur maksimumin që mund të arrijë është pikërisht Europa League, pasi skuadrat që luftojnë për Champions League, tashmë kanë krijuar distancë solide pikësh, dhe paralelisht zhvillojnë sfidat e fundit në Premier League, kur kanë mbetur deri në fund edhe katër javë.

Kujtojmë që Manchesr City tashmë është konfirmuar kampion për këtë edicion, ndërsa nga një pozitë që i shpie në Champions League, pothuajse kanë siguruiar MAN UTD, Leichester e Chelsea.

Numri i skuadrave angleze në kompeticione europiane vitin e ardhshëm mund të shtohet, bazuar në rezultatet e ndeshjeve të kthimit, gjegjësisht sfidave përfundimtare të Manchester City e Chelsea, të cilat pretendojnë finalen dhe Manchester United që pothuajse ka prekur finale në Europa League, pas fitores 6 : 2 ndaj Romës.

Pra, numri i përgjithshëm i skuadrave angleze në kompeticione europiane edicionin 2021/2022 varet nga sukseset e skuadrave që kanë mbetur Akoma në garë ne kompetecione europiane.

Related Articles