Tottenhami e ka fituar ndeshjen e parë vetëm disa ditë pas shkarkimit të Jose Mourinhos.
Ryan Mason, që është trajner i përkohshëm i “Gjelave” deri në fund të sezonit, debutoi me fitore në krye të klubit.
Tottenhami të mërkurën mposhti Southamptonin 2:1 në ndeshjen e mbetur të xhiros së 29-të në Premier Leaguen e Anglisë.
Danny Ings i kaloi vizitorët të parët në epërsi pas gjysmë ore lojë. James Ward-Prowse asistoi për të.
Por, pas një ore lojë, Gareth Bale realizoi për t’i barazuar shifrat fillimisht. Heung-Min Sonit në minutën e 75-të iu anulua një gol nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Por, ishte pikërisht jugkoreani ai i cili i dha fitoren londinezvëve në minutën e fundit të takimit nga penalltia.
Me trepikëshin e arritur, Tottenhami ka 53 pikë në vendin e gjashtë aq sa ka edhe Liverpooli. Southamptoni është në pozitën e 14-të me 36 pikë.