Tottenham Hotspur thuhet se po mendon të bëjë një përpjekje tjetër për të nënshkruar me ish-trajnerin e Interit dhe Juventusit, Antonio Conte.
Ish-lojtari i Italisë ka qenë i lidhur me punën e Manchester United javët e fundit dhe thuhet se ishte në dispozicion për të pranuar punën e gjigantëve anglezë.
Por, Ole Gunnar Solskjaer i ‘bleu’ vetes më shumë kohë në krye të ekipit me një fitore 3-0 ndaj Spurs të shtunën, duke forcuar pozicionin e tij në Old Trafford.
Megjithatë, kjo ushtron më shumë presion mbi Nuno Espirito Santo, i cili ka luftuar për të bindur te Tottenham.
Sipas mediumit SportItalia, klubi londinez po shqyrton opsionet për të zëvendësuar trajnerin portugez.
Nuno u transferua nga Wolverhampton Wanderers në Tottenham Hotspur këtë verë, por Spurs kishin kontaktuar fillimisht Conten.
Conte, i cili fitoi Scudetton me Interin sezonin e kaluar, i refuzoi Spurs gjatë verës, por pretendoi se nuk e refuzoi punën për arsye ekonomike.
Trajneri italian tha se projekti në Londër nuk e bindi, por SportItalia zbulon se Fabio Paratici po mendon të bëjë një përpjekje tjetër për të bindur Conte. /Gazeta Enigma/