Francesco Totti e ka vlerësuar lartë sulmuesin egjiptian Mohamed Salah.
Legjenda italiane kishte luajtur për dy vite së bashku me egjiptianin te Roma, derisa e vlerëson në mesin e 10 futbollistëve më të mirë në botë.
“Sinqerisht, në karrierën time 30-vjeçare nuk e kam kuptuar ende se si ta fitoj Topin e Artë: nëse është një çmim ekipor apo një çmim individual”.
“Salah është një nga dhjetë futbollistët më të fortë në botë, me të cilin kam një marrëdhënie që shkon përtej futbollit, por më të mirët mbeten Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo”.
“Ata janë dy lojtarë të ndryshëm, Messi është më teknik, Ronaldo është më shumë njeri i skuadrës”, ka deklaruar kapiteni legjendar i Romës.
Totti dhe Salah luajtën së bashku nga viti 2015 deri më 2017 në Olimpico, derisa italiani ka thënë se egjiptiani është një njeri i jashtëzakonshëm, derisa po të ishte president i ndonjë klubi do të paguante 150 milionë euro për të.
“Salah para se të ishte një lojtar i madh, ai është një djalë i jashtëzakonshëm, i përulur, i sjellshëm dhe gjithmonë i disponueshëm”.
“Ai kishte një kampionat të madh me ne, e dija që nëse do të shkonte në një ekip si Liverpooli do të ishte u forcuar edhe më shumë”.
“Nuk kemi ndenjur shumë bashkë jashtë fushave, pasi ai kishte një jetë të tijën. Kryente stërvitjet dhe shkonte në shtëpi te gruaja e tij. Po të isha president i një ekipi do t’i paguaja të paktën 150 milionë”, deklaroi legjenda italiane.
Për dy vite të kaluara te Roma, Salah zhvilloi 83 ndeshje zyrtare me Giallorosët duke shënuar 34 gola e duke asistuar në 22 të tjerë.