Tovërlani: Nëse Ronaldo luan nga fillimi, Zvicra do ta ketë më të lehtë

Tovërlani: Nëse Ronaldo luan nga fillimi, Zvicra do ta ketë më të lehtë

Trajneri i njohur Afrim Tovërlani ka deklaruar se Zvicra do ta ketë më të lehtë ndaj Portugalisë nëse Ronaldo starton nga minuta e parë.

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini ai deklaroi “e thash edhe mbrëmë pak me hajgare, nëse Ronaldo e fillon lojën do të jetë pak më e lehtë për Zvicrën”.

Tovërlani po ashtu shtoi “po shpresoj që Zvicra e ka analizuar ndeshjen e fundit dhe me e pa gabimet e vijës së fundit – ku shumë lehtë i kanë pësuar dy gola nga kundërshtari. Edhe nëse Zvicra eliminohet nuk është ndonjë katastrofë e madhe. Presionin do ta ketë më të madh Portugalia. Është shumë e rëndësishme gjendja psikikë”.

Kjo është nata e 17- të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Related Articles