Piloti i Redbull në Formula 1, Serggio Perez, është kapur në flagrancë duke kërcyer me dy vajza të ndryshme dhe duke shkëmbyer puthje me njërën prej tyre, pas triumfit në Çmimin e Madh të Monakos.
Kjo gjë duket se ka hapur probleme me bashkëshorten e tij, Carola Martinez, me mediat që e cilësojnë si një tradhti të dukshme atë që piloti meksikan bëri.
Gjithsesi ai vetë ka zgjedhur që të kërkojë një falje publike ku u shpreh: “Unë i kam parë videot që janë shpërndarë për mua dhe unë mbaj përgjegjësi të plotë mbi to. Ishte një festë e keqe dhe unë nuk arrita të kontrollojë veten time.
Njerëzit e afërt me mua e dinë vlerën time dhe se çfarë njeriu jam unë. Për ata që më pyetën, ne jemi më të bashkuar se kurrë, unë dhe gruaja ime. Dhe për të gjithë ata që duan të na lëndojnë ne, ju uroj më të mirat. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe suportin tuaj dhe i kërkoj falje të gjithë njerëzve që më duan, pasi ato video nuk tregojnë atë që unë jam.
Ne nuk do të flasim më mbi këto tema, të cilat na bëjnë të harrojmë momentet e bukura që jetojmë si një familje. Ju faleminderit”, ishin fjalët e Perez.