Një ngjarje e rëndë e ka goditur futbollin gjerman, njoftojnë mediat gjermane.
Në një aksident të tmerrshëm trafiku, i cili ndodhi në afërsi të Karlsruhe, vdiqën pesë persona, duke përfshirë katër futbollistë të klubit lokal Alemannia Eggenstein.
Mes të vdekurve janë dy futbollistë, një fizioterapist dhe një ish-futbollist, të gjithë nga mosha 25 deri në 29 vjeç.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur klubi
“Alemannia Egenstein është thellësisht e pikëlluar për humbjen e futbollistëve të saj aktivë Dani Zimmerer dhe Tim Palushko, fizioterapistit Leonie Burkart dhe ish-futbollistit Philip Domer”.
Dyshohet se drejtuesi 25-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit, është përplasur me taksinë dhe ka dalë nga rruga.