Gjendet një tjetër trup i pajetë në brigjet e Kalabrisë në Itali. Numri i viktimave që humbën jetën nga përmbytja e varkës, shkon në 71.
Anija që u fundos ishte nisur drejt Italisë nga Izmiri në perëndim të Turqisë. Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka thënë se pothuajse gjysma e refugjatëve që arritën përmes detit nga Turqia në Itali vitin e kaluar ishin afganë.
Midis të vdekurve ishin më shumë shtetas afgan dhe iranianë. Po ashtu është arrestuar dhe drejtuesi i varkës, për kontrabandë njerëzish.