Tragjedi në brigjet e Kalabrisë, gjendet një tjetër trup i pajetë, shkon në 71 numri i viktimave

Tragjedi në brigjet e Kalabrisë, gjendet një tjetër trup i pajetë, shkon në 71 numri i viktimave

Gjendet një tjetër trup i pajetë në brigjet e Kalabrisë në Itali. Numri i viktimave që humbën jetën nga përmbytja e varkës, shkon në 71.

Anija që u fundos ishte nisur drejt Italisë nga Izmiri në perëndim të Turqisë. Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka thënë se pothuajse gjysma e refugjatëve që arritën përmes detit nga Turqia në Itali vitin e kaluar ishin afganë.

Midis të vdekurve ishin më shumë shtetas afgan dhe iranianë. Po ashtu është arrestuar dhe drejtuesi i varkës, për kontrabandë njerëzish.

085002509 F2e8f2cc 3963 47f9 9584 Fd283b03602b
085002510 Ac8f20d9 Cb1b 44a0 8b0a A52ba8e56b5c
085003644 3bd6fe6f 2c5a 4651 A6a0 0441e9e201de

Related Articles