Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Klos të Matit, ku një 66-vjeçar humbi jetën pas u rrëmbye nga rrjedha e fortë e lumit Mat. Viktima, Xhemal Zhuku, po përpiqej të kalonte lumin kur u mor nga uji dhe nuk arriti të shpëtonte.
Trupi i pajetë i tij u gjet disa kilometra më larg vendit të ngjarjes në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Për kërkimin e tij u angazhuan familjarët, banorët e zonës dhe shërbimet e Policisë, të cilët punuan për të gjetur trupin e tij. Grupi hetimor është duke punuar në vendngjarje për të zbardhur të gjitha rrethanat e tragjedisë, raporton JOQ.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në kalimin e lumenjve, veçanërisht pas reshjeve të shiut që kanë rritur rrjedhën e ujit.
Kjo ngjarje është një kujtesë për të gjithë për të treguar kujdes në kalimin e lumenjve, veçanërisht gjatë kushteve të motit të keq.
