Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë.
Bëhet e ditur se në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, një qytetar me iniciale M. M. ka gjetur në banesë pa shenja jete gjyshërit e tij.
Dyshohet se 80-vjeçari është vetëvarur, kurse bashkëshortja e tij po 80 vjeç është gjetur pa ndjenja. Më pas, stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/