Tragjedi në Velipojë, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në det

Tragjedi në Velipojë, 82-vjeçari nga Kosova humb jetën në det

Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mesditën e sotme në Velipojë, në zonën e “Plazhit të Vogël”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi me inicialet E. M., 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det.

Pavarësisht përpjekjeve për shpëtimin e tij, i moshuari është mbytur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit dhe për dokumentimin e ngjarjes.

Related Articles