Të hënën është shënuar viktima e tretë e shpërthimit në Velipojë, me ç’rast ka ndërruar jetë edhe gruaja, Alketa Gjoka.
Kur ka kaluar thuajse një muaj nga shpërthimi i bombulës së gazit në hotelin e tyre, Alketa nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra, duke ndërruar jetë pas të bijave.
Më herët ndërruan jetë 2 vajzat e Alketa Gjokës, të moshës 15 dhe 19 vjeçe, Daniela dhe Klarisa Gjoka, ndërsa i vetmi i mbijetuar deri më tani është djali i mitur, Enriko.
Ky i fundit duket se është në gjendje më të mirë shëndetësore, megjithatë nuk ka dalë ende jashtë rrezikut për jetën pasi ka djegie në mbi 80% të trupit.