Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka reaguar pas aksidentit të rëndë në Bullgari.
“Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook, derisa ka shprehur ngushëllime për familjet që humbën të afërmit e tyre në aksidentin e sotëm në Bullgari.
“Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm. Aksidenti i tmerrshëm i trafikut në Bullgari mori jetën e kaq shumë qytetarëve tanë. Në këto çaste të rënda pikëllimi dhe dhimbjeje, shpreh ngushëllime më sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari dhe lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve”, ka shkruar ai./Gazeta Enigma/