Tragjedia në Gjilan, Hyseni: Nuk do lejojmë që dhuna të marrë vend në jetën tonë të përditshme

Tragjedia në Gjilan, Hyseni: Nuk do lejojmë që dhuna të marrë vend në jetën tonë të përditshme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar për vrasjen e trefishtë në Gjilan, duke thënë se ky akt i dhunshëm dhe i papranueshëm është një plagë e rëndë për komunitetin tonë.

“Ju siguroj se do të bashkëpunojmë ngushtë me organet e rendit dhe drejtësisë, që autori i këtij krimi të sillet para drejtësisë sa më shpejt”, shkroi Hyseni.

“Gjilani është qytet i paqes dhe bashkëjetesës, dhe ne nuk do të lejojmë që dhuna të marrë vend në jetën tonë të përditshme. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar si komunitet”, shtoi më tutje i pari i Gjilanit.

Related Articles