Tragjedia në Koçan, Tavari: Katër pacientë në gjendje të rëndë

Tragjedia në Koçan, Tavari: Katër pacientë në gjendje të rëndë

Katër pacientë të cilët janë lënduar në tragjedinë e Koçanit e që po kurohen jashtë shtetit janë në gjendje kritike, ndërsa të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë së RMV-së, Arben Taravari.

Ai tha se prej 115 pacientëve që po trajtohen jashtë vendit, tetë  pritet që gjatë javës të kthehen për kurim në shtet, njofton Alsat.mk, transmeton Gazeta Enigma.

Më tej Tavari njoftoi se 46 pacientë për momentin po trajtohen në klinikat e vendit ndërsa 16 prej tyre sot do të lëshohen për kurim shtëpiak.

“Brenda kësaj jave prej të mërkurës presim që disa prej pacientëve që janë stabil dhe mirë të kthehen, ky numër tash për tash që është paralajmëruar besoj se do të jenë 8 pacient”.

“Pacient kritik sot janë katër, por mos ti marrim këto numra si definitiv pasi që jemi në fazën e infeksioneve që mundet të zhvillojnë pacientët dhe mundet në çdo mundet në çdo moment të zhvillohen komplikime të reja”, tha Taravari. /Gazeta Enigma

Related Articles