Tragjedia në Mal të Zi, Policia publikon foton e të dyshuarit

Tragjedia në Mal të Zi, Policia publikon foton e të dyshuarit

Policia e Malit të Zi ka publikuar fotografinë e Aca Martinoviq, të dyshuarit për vrasjen e së paku katër personave, pas një përleshje që nisi në një tavernë në Cetinje.

Në deklaratën e lëshuar nga Policia, siç raporton “Vijesti” Martinoviq ka vrarë së paku katër persona, përfshirë anëtarë të familjes së tij dhe se pastaj është larguar nga vendngjarja i armatosur.

Policia u ka bërë apel qytetarëve që të mos pranojnë të panjohur në shtëpitë e tyre.

“Policia është duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet në juridiksionin e saj për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të personit dhe në terren ndodhen të gjitha njësitë organizative në dispozicion të policisë, përfshirë edhe Njësinë Speciale të Policisë. Vërejmë se personi është i armatosur dhe i rrezikshëm. Edhe edhe një herë drejtpërsëdrejti apelojmë te qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë të vëmendshëm dhe të qëndrojnë në objektet e tyre të banimit dhe të mos lejojnë persona të panjohur në shtëpitë e tyre, ndërsa policia të marrë të gjitha masat dhe veprimet me qëllim mbrojtjen e tyre dhe ndjekjen penale të autorëve. të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim./

Related Articles