Një fëmijë i moshës 4 vjeçare është zhdukur në fshatin Raskovë të Obiliqit.
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se më të marrë njoftimin, është mobilizuar dhe ka dalë në kërkim. Përmes njoftimit, kjo shoqatë deklaron se fatkeqësisht 4-vjeçari është gjetur pa shenja jete.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
“Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren. Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete”, tha Borovci.
Ai shtoi se po trajtohen rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.