Tragjike: Gjendet pa shenja jetë një person në Podujevë, dyshohet për vetëvrasje

Tragjike: Gjendet pa shenja jetë një person në Podujevë, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Lupq të Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima është hasur i varur në litar në pyll.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ishte duke ecur në pyll, kishte hasur në një person të varur me litar. Në vend-ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Related Articles