Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Mihal Grameno në Gjakovë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete dhe sipas informacioneve të para dyshohet për vetëvrasje. Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë ende nuk dihet motivi.
Burimet e Sinjalit brenda Spitalit të Gjakovës kanë bërë me dije se personi që dyshohet se i dha fund jetës së tij është Skender Bordoniqi, i njohur si “Kena”.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në Emergjencë, ku i ndjeri u dërgua menjëherë, por fatkeqësisht pa shenja jete.
“Kena” ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë dhe akoma s’dihen detajet e këtij rasti tragjik që tronditi familjen e tyre.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia, si dhe u bë e ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.