Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Northamptonshire të Britanisë së Madhe ku një grua dhe dy fëmijë janë ekzekutuar me armë zjarri.
Mediat britanike raportojnë se bëhet fjalë për një grua të identifikuar si Anju Asok 35 vjeç dhe dy të miturit Jeeva Saju 6 vjeç dhe Janvi Saju 4 vjeç, të cilët u gjetën të pajetë mëgjesin e së enjtes.
E reja ishte me profesion infermiere dhe vdiq në vendngjarje ndërsa dy fëmijët dhanë frymën e fundit në spital. Autor i krimit të rëndë dysohet të jetë një 52 vjeçar i cili po merret në pyetje nga detektivët.
Autoritetet vendase kanë bërë thirrje që kushdo që ka informacion rreth vdekjeve të paraqitet në komisariatin lokal.
“Ne vazhdojmë të punojmë gjatë gjithë kohës për të avancuar këtë hetim dhe për të përcaktuar afatin kohor të ngjarjeve që çuan në këto vdekje tragjike. Ekzaminimet mjeko-ligjore pas vdekjes do të zhvillohen sot dhe nesër dhe ekipi ynë i policisë do të vazhdojë të jetë në patrullë në zonën e Gjykatës Petherton sot për t’u ofruar siguri banorëve vendas“, ka thënë inspektori Simon Barnes.
Banorët vendas thanë se ishin të tronditur nga ngjarja.