Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq ka komentuar kthimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.
Trajkoviq përmes një reagimi në Twitter ka shkruar se kthimi i Listës Serbe në Kuvend u bë me qëllimin që asaj t’i pamundësohet hyrja në këtë institucion.
Ajo më tej ka kërkuar sqarim nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq për këtë veprim.
“Sapo u informova që Lista Serbe i ka marrë 9 vende në Kuvendin e Kosovës që të parandalonte hyrjen time në këtë Kuvend, dhe të pamundësonte që komuniteti serb në Kosovë përfundimisht të kishte përfaqësues të denjë. A mund ta shpjegoni këtë veprim Aleksandar Vuçiq?”, ka shkruar Trajkoviq.
Upravo sam obaveštena da je Srpska lista preuzela novih 9 mandata u kosovskoj Skupštini da bi sprečila moj ulazak u istu, i da bi onemogucila da srpska zajednica na Kosovu konačno dobije prave političke predstavnike.— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) November 17, 2022