Trajkoviq alarmon se nuk ndihet mirë, pas ndalesës dërgohet në MPB-në e Serbisë

Trajkoviq alarmon se nuk ndihet mirë, pas ndalesës dërgohet në MPB-në e Serbisë

Politikanja serbe Rada Trajkoviq ka alarmuar sërish se është në mbajtje dhe nuk ndihet aspak mirë pas ndalesës që iu bë nga policia serbe në pikën kufitare në drejtim të Serbisë.

Ajo ka kërkuar llogari se kush do mbajë përgjegjësi për gjendjen e saj shëndetësore, për shkak të mungesës së terapisë, ani se tashmë është dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.

”Z. Bratislav Gashiq, ju lutem përgjigjuni?”, kërkon Trajkoviq.

”Unë jam ende në mbajtje dhe nuk ndihem mirë. Me kërkesën time në polici për konfirmimin e kohëzgjatjes dhe arsyes së ndalimit, si dhe se kush do të jetë përgjegjës për përkeqësimin e gjendjes sime shëndetësore për shkak të mungesës së terapisë, jam dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë”, shkruan ajo një cicërimë në twitter.

Related Articles