Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane Serbe nga Kosova, ka vlerësuar se veriu i Kosovës po bëhet hapësirë e rrezikut të tmerrshëm dhe nënvizoi se KFOR-i sigurisht nuk do të merret me punë policore, ndërkohë sipas saj në veri të Kosovës Radoiçiq ka hedh banda të armatosura.
Sipas Trajkoviq EULEX-i nuk ka numër të mjaftueshëm të policëve për të mbuluar të gjitha vendet në të cilat kanë punuar policët dhe shërbyesit serb që braktisën Policinë e Kosovës, duke shtuar se EULEX nisur nga kjo nuk mund ofroj siguri efikase, transmeton “Nova.rs”.
Ajo në emisionin “Mes nesh” në “TV Nova S” nënvizoi se EULEX nuk ka mandat të zëvendësoj policinë lokale.
“Ka rrezik, sepse në veri të Kosovës, si ne nuk duam të themi dhe që vazhdimisht tentojmë ta fshehim gjenden banda të armatosura të hedhura nga Radoiçiç, a është ai vetë i pranishëm, nuk di. Po dëgjoj se krahas këtyre grupeve të armatosura atje janë parë edhe pjesëtar të grupit ‘vagner’ gjë që nuk besoj, sepse ata janë mercenar që aktualisht luftojnë për rusët në Ukrainë dhe paguhen nga manjatët rusë dhe nuk di cili manjat serb do dërgonte mercenar në veri që të luftojnë”, tha Trajkoviç.
Për policët serb që dhanë dorëheqje dhe që akoma rrinë në stacionet policore në veri, ajo vlerëson se “janë persona që rrinë në stacione në aranzhuan privat“.
“Nëse ata kanë paraqitur dorëheqje dhe kanë heq uniformën, janë njerëz që rrinë në aranzhuan privat aty dhe kjo është e rrezikshme edhe këtë e di Mitrovica. Ajo ka pas përvojë se serbët e veriut kanë dashur të marrin në kontroll stacionet, unë do thosha me pak armatim e konflikt të madh mes bashkësisë ndërkombëtare edhe serbëve. Ato stacionet janë shumë me rëndësi dhe mendoj se ky është qëndrim i pamenduar mirë nga ata që e morën këtë vendim” tha Trajkoviç.