Politikanja serbe që punon në Qeverinë e Kosovës si këshilltare në Ministrinë për Kthim, Rada Trajkoviq, ka folur sërish për vuajtjet e saj nga regjimi i Vuçiqit.
Në një intervistë për emisionin “Pa ngurrim”, Trajkoviq ka folur se si kishte mbetur 24 orë në kufi pa bukë e ujë, por edhe pa insulinën që i duhej për shëndet.
“Që të mbijetojë Serbia, Vuçiqi duhet të largohet sa më parë nga pushteti,” ka shkruar ajo ndërkohë në Twitter.
Kujtojmë që Trajkoviqi ka pasur vazhdimisht sulme e linçime në mediat e afërta me regjimin e Beogradit.