E paprecedentë ajo që ndodh në Brazil dhe protagonist ishte trajneri i Desportiva Ferroviaria, Rafael Soriano.
Në përfundim të pjesës së parë ai kishte rezerva për gjykimin dhe u vërsul në mesin e fushës, duke protestuar.
Arbitri nuk e fali, duke e ndëshkuar me karton të kuq. Soriano më pas e teproi, duke goditur lehtë me kokë asistenten Marcielly Neto.
Desportiva Ferroviaria pas ngjarjes së ndodhur ka vendosur menjëherë ta shkarkojë trajnerin, duke dënuar dhunën e ushtruar.