Trajneri i Arsenalit u jep fund spekulimeve për Xhakën dhe të ardhmen e tij me klubin Londinez

Trajneri i Arsenalit u jep fund spekulimeve për Xhakën dhe të ardhmen e tij me klubin Londinez

Granit Xhaka i është bashkuar Arsenalit pasi përfundoi periudhën e pushimeve. Mësfushori Kosovar luajti sot kundër Chelsea-s në miqësore, duke shënuar gol.

Trajneri Mikel Arteta, pas ndeshjes deklaroi se Xhaka nuk do të largohet nga Arsenali.

“Graniti do të qëndroj me ne. Ai është lojtar kyç në ekipin tonë”, u shpreh Arteta.

Arsenali i ka ofruar Xhakës kontratë të re deri në vitin 2025, me rritje page. Roma ka shprehur interesim të madh për mesfushorin, por pavarsisht dëshirës së Xhakës për t’u larguar, transferimi nuk ndodhi.

Related Articles