Trajneri i Ballkanit i dëshpëruar me humbjen, ai i Ulpianës i përgëzon lojtarët e vet

Trajneri i Ballkanit i dëshpëruar me humbjen, ai i Ulpianës i përgëzon lojtarët e vet

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, ka qenë i dëshpëruar pas humbjes që skuadra e tij e përsoi nga Ulpiana 2:1.

“Një pjesë e parë ku dhamë shumë, por nuk patëm qetësi para portës. Edhe portieri bëri disa ndërhyrje. Pjesa e dytë nisi mirë, shënuam, por ramë në presion. Ulpiana mori kontrollin e ndeshjes. Në minutat e fundit nuk arritën të kontrollonim ndeshjen. Ndodhin këto. Ndeshja duhet të analizohet. Pjesa e parë ishte e jona, kurse e dyta e Ulpianës. Fitore e merituar e Ulpianës”, tha Isufi.

Ai nuk ka dashur të komentojë duelin e radhës që Ballkani e luan kundër Dritës.

Kurse, trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, është shprehur i lumtur me angazhimin e lojtarëve të tij në fitoren ndaj Ballkanit, 2:1.

Trajneri nga Shqipëria i ka përgëzuar lojtarët e tij për paraqitjen në këtë ndeshje.

“Është ndjenjë e mirë pas çdo fitore të cilën e arrijmë. Jam i kënaqur me ekipin. Ndeshja kishte dy fytyra. Pjesa e parë foli për Ballkanin, por e dyta për ne. Shënuam më shpejt dhe i përgëzoj djemtë pasi nuk u dorëzuan dhe e vazhduan lojën deri në fund. Kemi bërë vetëm dy ndeshja të dobëta dhe nuk kemi dal në lojën tonë. Kemi zhvilluar ndeshje të mira por nuk kemi pasur rezultatet që kemi dashur”, deklaroi Tetova. /Gazeta Enigma.



Related Articles