Trajneri i Ballkanit thotë se nuk e merituan fitoren ndaj Dukagjinit

Trajneri i Ballkanit thotë se nuk e merituan fitoren ndaj Dukagjinit

Trajneri Ilir Daja ka thënë se ekipi tij nuk meritoi fitoren përballë Dukagjinit.

Ai ka thënë se për të fituar, futbollistët e tij është dashur të bëjnë më shumë në ndeshjen kundër skuadrës nga Klina. Ndeshja në mes të Ballkanit dhe Dukagjinit e zhvilluar në Suharekë përfundoi pa fitues, 1:1.

“Kemi shkuar në barazim, por nuk është rezultat i papranueshëm. Kemi katër pikë diferencë nga përcjellësi i parë. Natyrisht që do të kemi një barazim, larg qoftë edhe një humbje, që uroj të vijë sa më larg. Kemi pasur disa situata para, por nuk kemi qenë të qetë në pjesën e ndërtimit të aksioneve dhe ruajtjes së qetësisë para portës. Sot duhet të kishim bërë më shumë për ta kërkuar fitoren. Kemi përdorur një pjesë të mirë të futbollistëve në fund, por me meritë edhe të kundërshtarit shkoi drejt barazimit”, ka thënë Daja.

Related Articles