Trajneri i Buduqnostit për Llapin: Jemi klub më i madh se ata, por nuk i nënvlerësojmë

Trajneri i Buduqnostit për Llapin: Jemi klub më i madh se ata, por nuk i nënvlerësojmë

Skuadrat që do ta përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane sot (e martë) kanë mësuar kundërshtarët e tyre në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve, përkatësisht Ligës së Konferencës.

Fituesit e Kupës së Kosovës, Llapi që bën pjesë në garat evropiane për herë të dytë radhazi do të përballet me skuadrën malazeze të Buduqnost Podgoricës.

Trajneri i Buduqnostit të Podgoricës, Aleksandar Nedoviq ka komentuar shortin ndaj skuadrës nga Kosova.

Nedoviq ka thënë se nuk do të nënvlerësojnë Llapin, ndërsa shtoi se Buducnosti është klub më i madh se llapjanët.

“Përshtypja e parë është fakti se nuk na pret një rrugë e gjatë dhe e vështirë, që është një avantazh i madh në këtë periudhë. Derisa ta shikojmë rivalin në detaje, nuk mund të flasim për disa detaje dhe detaje”, tha Aleksandar Nedoviq për faqen zyrtare të klubit, përcjell Demokracia.com

“Ne do t’i analizojmë ata derisa të jemi në Zlatibor, do t’i shikojmë të gjitha ndeshjet e tyre, do të monitorojmë nëse janë aktivë në merkato… Sigurisht që Buduqnost nuk mund të thotë se nuk është favorit, por nuk do ta nënvlerësojmë rivalin, sepse jemi të vetëdijshëm. “Buduqnost është një klub i madh, më i madh se Llapi dhe ne me siguri do të vendosemi në këtë mënyrë”, shtoi trajneri malazez.

Ndeshjet e para në Ligën e Konferencës do të luhen më 7 korrik, derisa ato të kthimit një javë më vonë.

Related Articles