Trajneri i Deontay Wilderit tregon se çfarë e pret Tyson Furyn në duelin e tretë

Trajneri i Deontay Wilderit tregon se çfarë e pret Tyson Furyn në duelin e tretë

Trajneri i Deontay Wilderit, Malik Scott beson se amerikani do e stopojë Tyson Furyn në trilogjinë që zhvillohet në fund të këtij muaji në Las Vegas.

Sipas Scott, vendimi për ta bërë atë trajner kryesor erdhi shumë shpejt pasi Wilder pësoi humbjen e tij të parë në karrierë. Deontay Wilder e largoi trajnerin Mark Breland pas humbjes në raundin e shtatë në muajin shkurt nga britaniku. Malik Scott beson se Fury do të mposhtet qysh në raundin e pestë.

“Me atë forcë që kam parë në stërvitjen, Deontay do ta mposhtë shumë shpejt Furyn. Nuk besoj se britaniku do t’i kalojë 5 raundet. Kemi bërë disa ndryshime në përgatitjen e kësaj sfide dhe do të shihni një boksier të rilindur”, u shpreh Scott.

“Deontay Wilder do të jetë kampion i peshave të rënda për herën e dytë”, ka thënë trajneri në një intervistë për 78SportsTV. Tyson Fury nuk do të shkojë më shumë se në raundin e pestë, ky është parashikimi im. Do të jetë një natë e keqe për Furyn”, thotë trajneri i Wilderit.

Related Articles