Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ka thënë se historia e ekipit të tij në Superligë ka mbaruar.
Ai ka thënë se do ta respektojnë kampionatin deri në fund të edicionit aktual.
“Ne po mundohemi ta respektojmë kampionatin, sepse historia ka mbaruar. Por, nuk po na lënë ta respektojmë kampionatin. Më vjen keq për lojtarë dhe për neve si staf që po punojmë gjatë javës për t’u përgatitur për ndeshje. Ia bëmë edhe më të thjeshtë fitoren ekipit kundërshtar, sepse kemi bërë gabime personale. Nuk dua të jap koment, sepse nuk dua të dënohem, por po e shihni edhe vet. Edhe katër ndeshje kanë mbetura dhe do të shohim të krijojmë një ekip për të qenë të gatshëm për sezonin e ardhshëm, që të kthehemi në Superligë sërish”, ka thënë Devolli.