Trajneri i Fushë Kosovës flet pas humbjes nga Ballkani

Trajneri i Fushë Kosovës flet pas humbjes nga Ballkani

Fushë Kosova pësoi tjetër disfatë në elitën e futbollit të Kosovës, por trajneri Burim Shala, ende nuk është dorëzuar. Fushë Kosova të mërkurën humbi nga Ballkani, ndërsa synon fitore në xhiron e ardhshme. Shala theksoi se ndaj Ballkanit kishte pritur rezultat pozitiv.

“Edhe pse e kemi ditur forcën e Ballkanit, që është një prej skuadrave më të mira në Kosovë, kam pritur rezultat pozitiv, së paku një barazim. E kemi përgatitur ndeshjen po në atë mënyrë se si e morëm golin. U munduam t’i ndalim depërtimet, pasimet vertikale, por në momentet kyçe pranuam gol. Kur pranon gol nga Ballkani, është vështirë të kthehesh. Në pjesën e dytë e ndryshova skemën e lojës. Luajtëm më mirë në mbrojtje, nuk e shënuam një rast që e patëm me Jevkiqin. Dhe më pas nuk arritëm ta ngushtojmë rezultatin”, ka theksuar fillimisht Shala.

Më pas, ai foli për mungesat dhe ndeshjen e ardhshme ndaj fitueses së Kupës së Kosovës, Prishtinës.

“Jashanica, Mëziu dhe Abazi janë mungesa të mëdha, ishin përforcimet e ekipit. Përveç ndeshjes me Ballkanin, në të gjitha ndeshjet kemi pasur raste të shënonim gola. Kemi krijuar raste dhe kemi dominuar. Loja e ardhshme është kyçe që të marrim rezultat pozitiv, pse jo edhe fitoren e parë”, deklaroi Shala për “ArtMotion”.

Related Articles