Futbolli kosovar është kthyer në aksion gjatë fundjavës që e lamë pas me ndeshjet e Kupës së Kosovës.
Trajneri i Klubit Futbollistik “Llapi”, Tahir Batatina ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Ekipi A”, shkruan Gazeta Enigma.
Kryetrajneri llapjan i cili me skuadrën e tij ishte në Antalia të Turqisë për ta kryer fazën përgatitore. Gjatë emisionit Batatina ka folur edhe për formën e lartë që po e kalon futbollisti Valmir Veliu.
Trajneri ka deklaruar që Veliu ka qenë thjeshtë i mrekullueshëm përballë klubit rus Grozny, ku këta të fundit janë impresionuar, por ai deklaroi që Veliu nga sezoni tjetër do të bëhet pjesë e Superligës së Turqisë.
“Valmir Veliu aktualisht është futbollisti më i mirë në Ligë. 99 % ky lojtar nga sezoni tjetër do të bëhet pjesë e Superligës së Turqisë”, tha Batatina.
/Gazeta Enigma/