Prezentimi i Albert Rieras si trajner i ri i Olimpija Lubjanës u ndërpre dje nga ndërhyrja e huliganëve të maskuar, tifozë të klubit.
Huliganët shpërthyen në fillim të konferencës për shtyp, u afruan në tavolinën ku Riera ishte ulur me punonjësit e klubit dhe filluan të bërtasin. Riera i pyeti nëse kishin ndonjë pyetje në lidhje me futbollin, gjë që i zemëroi edhe më shumë huliganët, ndaj ata filluan të bërtisnin edhe më fort.
“Nuk je i mirëpritur këtu”, bërtiti njëri prej tyre, pas së cilës spanjolli u largua.
Tifozët e Olimpijas janë të indinjuar nga largimi i Roberto Prosinecki, i cili u largua nga klubi javën e kaluar pas vetëm tre muajsh për shkak të një konflikti me drejtuesit.
Drejtuesit e Olimpijës pretendojnë se Prosinecki është shkarkuar për shkak se ka anuluar seancat stërvitore ose nuk është paraqitur në to.
Riera: Një përvojë surreale
“Duhet të ishte një ditë e paharrueshme në karrierën time, e para në të cilën unë jam trajner”, tha Riera (40), një ish-lojtar i Bordeaux, Espanyol, Manchester City, Liverpool, Watford, Galatasaray.
“Megjithatë, u kthye në gjënë më surreale që kam përjetuar ndonjëherë. Nuk kam frikë nga kërcënimet, nuk jam larguar për shkak të tyre”, përfundoi ai.