Trajneri i Serbisë tregon se çka i tha Xhaka pas ndeshjes

Trajneri i Serbisë tregon se çka i tha Xhaka pas ndeshjes

Granit Xhaka u përball me provokime të shumta në ndeshjen e djeshme në Leskovc të Zvicrës ndaj Serbisë.

Por, Xhaka u tregua profesionist i vërtetë, duke mos rënë pre e provokimeve.

Madje, pas ndeshjes, ai e përshëndeti përzgjedhësin e Serbisë, Dragan Stojkovic.

Ky i fundit ka zbuluar edhe se çka i tha Xhaka.

“Më tha mua se gjithçka ishte në rregull, që ata patën një qëndrim të mirë dhe gjithçka shkoi në rregull”, u shpreh Stojkovic sipas mediave serbe.

Related Articles