Trajneri i Southampton lavdëron Brojën

Trajneri i Southampton lavdëron Brojën

Armando Broja ka shkëlqyer në vetëm 18 minuta në fushën e lojës ndaj Ëest Ham duke bërë diferencën në fushën e lojës.

Në tre prekje me topin, sulmuesi shqiptar kaloi në driblim të shpejtë Ogbonën, goditi shtyllën nga 25 metra dhe topi iu hoq nga rrjeta në vetëm pak milimetra pasi Rice nuk lejoi golin e fitores.

Ky ishte debutimi i Brojës në shtëpi me Southampton duke ngritur entuziazmin e tifozëve. Tashmë pritet që sulmuesi shqiptar ta nisë për herë të parë si titullar dhe ndeshja e radhës do të jetë kundër Manchester City.

I pyetur mbi performancën e Brojës, trajneri Hasenhutl u shpreh:

“Kjo është ajo që prisja nga Broja. Kishte shumë vetbesim pas ndeshjeve që zhvilloi me Kombëtaren e tij. Shënoi atje dhe dha asist. Shpejtësia dhe dinamike e tij, mund të jetë kërcënues për çdo kundërshtar. Jam shumë i lumtur me të. Ishin cilësi të reja për ekipin tonë dhe kjo më krijon më shumë besim mua për të ardhmen”, tha Hasenhutl.

Related Articles